Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe: Në Serbi nisi “armagedoni”, po shpërbëhet karteli ballkanik, pas Vuçiqit, radha e Mickoskit
Ballina

Filipçe: Në Serbi nisi “armagedoni”, po shpërbëhet karteli ballkanik, pas Vuçiqit, radha e Mickoskit

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se në Serbi ka nisur armagedoni dhe se po shpërbëhet karteli ballkanik dhe mafia ballkanike. Ai tha se pas zhvillimeve që përfshijnë Viktor Orbanin dhe Aleksandar Vuçiqin, radha do t’i vijë kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.


Në konferencën e sotme për media, Filipçe theksoi se zhvillimet në Serbi janë konfirmim i paralajmërimeve që LSDM i ka bërë prej gati një viti lidhur me ndikimin e të ashtuquajturës “botë serbe” dhe lidhjet e saj me pushtetin e VMRO-DPMNE-së.

“Armagedoni ka nisur në Serbi. Po shpërbëhet karteli ballkanik. Po shpërbëhet mafia ballkanike. Gjithçka nisi me Orbanin, Vuçiqi ra, ndërsa i radhës është Hristijan Mickoski. Ajo që po ndodh në Serbi është diçka për të cilën ne kemi paralajmëruar prej gati një viti. Ndikimi i asaj që po ndodh në Serbi dhe këtu tek ne, në Maqedoni, është diçka për të cilën kanë paralajmëruar edhe institucionet evropiane dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke theksuar ndikimin e botës serbe”, tha Filipçe.

Filipçe rikujtoi se LSDM prej muajsh ka paralajmëruar për funksionimin e dyshimtë të Alta Bankës, për të cilën, sipas burimeve mediatike dhe politike, ekzistojnë dyshime se është e lidhur me para të përfituara përmes aktiviteteve kriminale, korrupsionit, vjedhjes së parave të qytetarëve dhe kontrabandës së drogës.

“Dhe tani po ndodh pikërisht ajo për të cilën kemi paralajmëruar gjatë muajve të fundit. Alta Banka, e cila sipas burimeve mediatike dhe komunikimeve tona politike në Serbi, ishte e lidhur me para të përfituara nga krimi, korrupsioni, paratë e vjedhura nga qytetarët, si dhe para që burojnë nga trafiku dhe kontrabanda e drogës. Dje, kjo bankë, pasi vetëm disa orë më parë Banka Popullore e Serbisë deklaroi se gjithçka ishte në rregull, pas mesnate iu hoq licenca e punës”, deklaroi Filipçe.

Kryetari i LSDM-së sqaroi se ndikimi i “botës serbe” nuk duhet të ngatërrohet me popullin serb, por se bëhet fjalë për struktura politike dhe kriminale që, sipas tij, kanë lidhje me pushtetin e VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

“Kur pyesni se çfarë është bota serbe, ajo nuk është populli vëllazëror serb. Bota serbe është kjo mafie që qytetarët dhe institucionet në Serbi po e çmontojnë tani, ndërsa tek ne është përhapur si ndikim i drejtpërdrejtë nga SNS-ja te VMRO-ja dhe Hristijan Mickoski. Kemi një person si Stoilkoviqi në Qeveri, i cili promovon projektet me para kineze në vendin tonë, ndërsa kryeministri nuk reagon”, tha Filipçe.

Ai theksoi se Mickoski nuk reagon as ndaj deklaratave dhe veprimeve që, sipas tij, vënë në pikëpyetje sovranitetin e Maqedonisë së Veriut, e as ndaj ndikimit përmes mediave që operojnë me leje të paligjshme në vend.

“Bëhet fjalë për një person që deklaron dhe mbështet njerëz që thonë se ky është territor serb, ndaj të cilave kryeministri Hristijan Mickoski nuk reagon. Më pas kemi ndikimin dhe hyrjen e mediave si Arena dhe Euronews. Bëhet fjalë për media që kanë leje të paligjshme në vendin tonë, sepse këtu prodhojnë programe, ndërsa janë të regjistruara si media të huaja, kurse në Serbi nuk janë të regjistruara fare. Edhe për këtë kemi paralajmëruar.

Më tej është rruga e drogës dhe kontrabanda e marihuanës, për të cilat vetëm tani do të zbardhen të gjitha detajet në Serbi. Gjithashtu, është edhe lidhja e kryeministrit me konsullin e emëruar para disa muajsh, Adamoviq, për të cilin kryeministri nuk u përgjigj në Kuvend se nga e njeh, ndonëse e njeh shumë mirë. Bëhet fjalë për një person të lidhur me mafien në Serbi”, deklaroi Filipçe.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts