Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, uron Fitër Bajramin: “Një familje e fortë, ndërtohet jo vetëm në festa, por edhe në sakrificën, dashurinë dhe përkushtimin e përditshëm”
Ballina

Feti Abazi, uron Fitër Bajramin: “Një familje e fortë, ndërtohet jo vetëm në festa, por edhe në sakrificën, dashurinë dhe përkushtimin e përditshëm”


“Uroj që agjërimi, lutjet dhe sakrificat tuaja të jenë pranuar dhe kjo ditë e bekuar t’ju gjejë me zemra të mbushura me paqe, dashuri dhe mirënjohje.

Në këtë festë të shenjtë, le të ndalemi për një çast dhe të reflektojmë mbi një nga dhuratat më të mëdha që kemi: familjen.

Le të kujdesemi që në shtëpitë tona të mbizotërojë harmonia, të ushqejmë lidhjet mes njëri-tjetrit me fjalë të mira dhe vepra të sinqerta, dhe të rrisim fëmijët tanë me vlera që i bëjnë të fortë në shpirt dhe të drejtë në rrugën e tyre.

Sepse një familje e fortë nuk ndërtohet vetëm në ditë feste, por në përditshmërinë tonë në përkushtimin, sakrificën dhe dashurinë që ndajmë.

Gëzuar Bajramin! Paqe, shëndet dhe begati në çdo vatër!”, ka uruar, kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.

Comments are closed

Related Posts