Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin
Lajmi i Fundit

Besimtarët myslimanë sot festojnë Fitër Bajramin

Myslimanët në Republikën e Maqedonisë së Veriut, si dhe në tërë botën sot e festojnë Fitër Bajramin. Pas agjërimit njëmujor, sot në të gjitha xhamitë është falur Namazi i Bajramit.

Ramazan Bajrami, muaji i nëntë në kalendarin islamik, njëheri është edhe muaji i fillimit të shpalljes së Kuranit. Pjesa më e madhe e besimtarëve këtë festë e festojnë tre ditë.

Pas agjërimit, besimtarët myslimanë janë të obliguar të japin sadakanë, lëmoshë për të varfërit. Sadakaja jepet para Namazit të Bajramit, ndërsa nëse dikush këtë nuk e bën, obligohet që sadakanë ta japë gjatë vitit.

Ramazan Bajrami është dita kur takohet fuqia e të pasurve me dobësinë e të varfërve në dashuri, mëshirë dhe drejtësi. Ditë kur të varfërit i gëzohen jetës, ditë kur të afërmit takohen, ditë kur myslimanët bashkohen në lutje dhe vizita të ndërsjella, ditë kur miqtë i jetësojnë urat e dashurisë dhe elementet e afërsisë, ditë kur fryma fisnike i fal gabimet e të tjerëve dhe bashkohet pas ndarjes.

Comments are closed

Related Posts