Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Elezi: Kardiologjia e Tetovës hyn në një epokë të re, investime dhe kushte moderne për pacientët
Lajmi i Fundit

Elezi: Kardiologjia e Tetovës hyn në një epokë të re, investime dhe kushte moderne për pacientët

Spitali Klinik i Tetovës po vazhdon me investime konkrete në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, duke shënuar një hap të rëndësishëm me transferimin e plotë të repartit të Kardiologjisë në hapësira të reja dhe moderne.
Reparti, i cili më parë funksiononte në objektin e vjetër të Internistikës, tashmë është vendosur në të njëjtin objekt ku realizohen intervenimet dhe procedurat kardiologjike. Ky riorganizim pritet të lehtësojë lëvizjen e pacientëve, të shmangë vonesat e panevojshme dhe të rrisë ndjeshëm efikasitetin në trajtim.
Paralelisht me zhvendosjen, reparti është pajisur edhe me aparaturë të re mjekësore, përfshirë EKG moderne, duke përmirësuar ndjeshëm diagnostikimin dhe monitorimin e pacientëve me probleme kardiovaskulare.
Nga spitali theksojnë se stafi mjekësor mbetet në gatishmëri të plotë për të ofruar kujdes maksimal dhe profesional ndaj çdo pacienti.
Nën drejtimin e drejtorit, Dr. spec. Erzen Elezi, Spitali Klinik i Tetovës po vazhdon të rrisë standardet në shëndetësi, duke synuar një shërbim më cilësor dhe më dinjitoz për qytetarët e Tetovës dhe gjithë rajonit të Pollogut.

Comments are closed

Related Posts