Agjencia e Zbatimit të Gjuhës nënshkruan marrëveshje me Sindikatën e Administratës.
Në Agjencinë e Zbatimit të Gjuhës, drejtori Granit Osmani nënshkroi marrëveshje kolektive me Sindikatën e Administratës Shtetërore dhe Gjyqësorit (SAShGj), të përfaqësuar nga kryetari Bllagoja Rallpovski, së bashku me organizatën sindikale të Agjencisë së Zbatimit të Gjuhës, e përfaqësuar nga Naxhije Kerim dhe të punësuarit.
Marrëveshja ka për qëllim përmirësimin e kushteve të punës dhe avancimin e të drejtave të të punësuarve.
Ky dokument shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit institucional dhe krijimit të një mjedisi pune më të drejtë dhe më efikas.















Comments are closed