“Të nderuar qytetarë,
Duke marrë parasysh temperaturat shumë të larta që kanë përfshirë vendin tonë, ju bëjm thirrje që gjatë ditëve në vijim të tregoni kujdes të shtuar për shëndetin tuaj dhe të familjarëve tuaj.
Ju rekomandojmë që gjatë orëve më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 17:00, të shmangni ekspozimin e panevojshëm në diell, të konsumoni sa më shumë ujë, të qëndroni në ambiente të freskëta sa herë që është e mundur.
Kujdes i veçantë duhet t’u kushtohet fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike.
Qendra për Shëndet Publik mbetet në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe në shërbim të qytetarëve për çdo rekomandim që lidhet me mbrojtjen e shëndetit publik“, ka rekomanduar, drejtori i Institutit të Shëndetit Publik – Tetovë, Shaqir Zulbeari.














