Maqedonia nuk përballet me veto nga Bullgaria vetëm për shkak të ndryshimeve kushtetuese, por edhe për të gjitha kërkesat që janë pjesë e punës së Komisionit Historik dhe që prekin karakterin identitar të vendit, të cilat mund të jenë çështje për shkak të të cilave Sofja zyrtare është e gatshme edhe më tej të na bllokojë në rrugën evropiane. Këtë në emisionin Click Plus në TV21 e theksoi zëvendësministri i Punëve të Jashtme Zoran Dimitrovski, i cili njëkohësisht kujtoi se pikërisht raportuesi për Maqedoninë dhe eurodeputeti Tomas Vajc përmes një amendamenti kërkon sqarim rreth kësaj.
“Disa zyrtarë evropianë, mes të cilëve edhe zoti Koshta, ministri i Punëve të Jashtme i Belgjika, dhe nëse doni edhe eurodeputeti Tomas Vajc, i cili ndër të tjera ka amendament, kërkesë që të sqarohet në mënyrë juridike, që shërbimi juridik në Komisioni Evropian të sqarojë nëse këto çështje të identitetit dhe dypalëshe me karakter historik mund të jenë objekt i vetos së Sofjes, ndërsa Sofja këtë vazhdimisht e konfirmon”, tha Zoran Dimitrovski.













Comments are closed