Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Burrë e grua sulmohen fizikisht nga kushëriri i tyre në Jazhincë të Tetovës
Kronika e Zezë

Burrë e grua sulmohen fizikisht nga kushëriri i tyre në Jazhincë të Tetovës

Më 01.05.2026, zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Tearcë kanë arrestuar personin N.S. (37) nga fshati Jazhincë, pas dy denoncimeve paraprake për sulme fizike. Gjegjësisht, R.S. (29) nga fshati Sedllarevë, ka denoncuar se në oborrin e shtëpisë prindërve të saj në f.Jazhincë është sulmuar fizikisht nga i denoncuari, i cili është kushëriri i saj, ndërsa më vonë personi M.S. (31) nga Sellareva, bashkëshorti i R.S., ka denoncuar se derisa ishte me automjetin e tij në f. Jazhincë, është sulmuar fizikisht nga N.S. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet parashtresa përkatëse.

Comments are closed

Related Posts