Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Bushati: Çmimi që Rama pagoi për fitoren me Trump
Lajmi i Fundit

Bushati: Çmimi që Rama pagoi për fitoren me Trump

Ato 40 sekonda imazhe të shpërndara ngado qene të mjafta për të hedhur poshtë akuzat e kundërshtarëve, po ashtu edhe për të na kujtuar një ves-talent të Ramës që e kishim harruar.

Edi Rama pati më në fund 40 sekondat e tij të lavdisë, për të cilat ishte stërmunduar aq shumë. Ky qe maksimumi në kohë i imazheve që arriti të rimbledhë nga shkëmbimi i kortezive me Donald Trumpin, në sallën e Institutit Ameriakn për Paqen, që ka marrë së fundi emrin e presidentit aktual amerikan, ku ky i fundit vendosi të mbledhë 59 vendet pjesëmarrëse të Bordin për Gazën.

Natyrisht që kjo paraqitje efemere ishte tejet e volitshme për kryeministrin shqiptar, si një hap që mbylli njëherë e mirë, kapitullin e akuzave të opozitës, e cila pretendonte se për punë ditësh atë do ta rëmbendin si Maduron, apo në rastet më të moderuara, se ai e kishte të ndaluar të ulej në një tryezë me Trumpin, për hir të qëndrimeve që ka mbajtur në të shkuarën.

Në këtë kuptim, në nivel lokal, Edi Rama ka dalë i fituar, ashtu siç është e zakonshme për çdo politikan që arrin të pastrohet nga e gjithë balta e kundërshtarëve të vet politikë.

Por, ky “sukses” u arrit me një kosto që e kishim harruar, çka u pa gjatë gjithë fjalimit që kreu i qeverisë lexoi në Bordin e Paqes. Aty ra në sy një sevilizëm deri në turpërim, një përpjekje për të tërhequr vëmendjen deri në neveri, një lajkatim gati i paimagjinueshëm mes dy meshkujsh, me atë diferencë moshe.

Kjo përshtypje, nuk të krijohej vetëm nga gjuha e trupit dhe grimasat e sforcuara, as vetëm nga vështrimet që Rama hidhte duke u përkulur për të kryqëzuar vështrimet me Trump, sa herë që i drejtohej me togfjalshin “Mister president”.

Ajo shquhej mbi të gjitha në fjalët dhe konceptet që u shqiptuan. Duke ditur që Donald Trumpi e ka kritikuar OKB-në, se nuk është treguar në nivelin e duhur, duke shkurtuar në mënyrë të konsiderueshme edhe fondet amerikane për të, Rama e damkosi atë si një “gjigand në agoni”. Ai shkoi edhe më tej duke fshirë me një të rënë të lapsit shqetësimin e shteteve kryesore evropiane që frikësohen se mos nisma personale e Trumpit do ti mbivendoset Kombeve të Bashkuara.

Përpos shkuarjes pas avazit për OKB-në, Rama gjeti një mënyrë për të përkëdhelur egon e sëmurë të atij që donte të joshte. Ai, pa pikë ngurimi, lavdëroi marëveshjen e Kosovë – Serbi, të nënshkruar nga Aleksandër Vuçiç dhe Avdulla Hoti, në shtator të 2020, në zyrën ovale. Ndonëse gjithkush në Tiranë e Prishtinë e di shumë mirë se ky dokument, nuk pati asnjë efekt dhe nuk çoi asnjë hap përpara në dialogun mes dy vendeve, Rama në mënyrë të pskrupullt e etiketoi atë si një lëvizje që “e solli Kosovën dhe Serbinë më pranë se kurrë drejt një marrëveshjeje përfundimtare paqeje”.

Pa u merakosur fare për sentimentet e popullsisë që përfaqëson, ai përdori edhe një truk tjetër që ishte një “deja vue” e fjalimit të mbajtur në kenesset. Duke njohur këndvështrimin e presidentit amerikan dhe të një pjese të mirë të establishmentit që e mbështet, ai fajësoi vetëm Hamasin për genocidin e ndodhur në Gaza, pa përfillur aktet e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut dhe asaj të Hagës kundër Natanjahut.

Pra, në këtë pak kohë që iu la për të pushtuar një skenë ku dëgjohej muzika e tubimeve të lëvizjes MAGA dhe ku të ftuarve u shpërndaheshin kapelet e kuqe simbol të saj, kryeministri ynë u soll si një fans i përulur i presidentit miliarder, duke hedhur pas krahëve çdo lloj krenarie dhe dinjiteti kombëtar.

Natyrisht, gjithkush e ka të qartë, se për mënyrën se si po rrjedhin ngarjet në botën e sotme, udhëheqësi i një vendi të vogël nuk mund të akuzohet për këtë servilizëm të skajshëm. Receta më e mirë që kanë arritur të përpunojnë të gjithë eksperetët e komunikimit, që i kanë servirur liderve botërorë mënyrën se si të sillen ndaj Donald Trump, është një koktej midis, përuljes, ledhatimit dhe përkëdheljes së sedrës së tij, duke shmangur në çdo rast përplasjet direkte apo kundërshtitë, që mund të të marrin erzin në publik.

Ish aktori humoristik, i shndërruar në politikan, Vlodimir Zelenski, arriti deri aty sa të ndryshojë veshjen e tij karakteristike, pas dushit të ftohtë të cilit iu nënshtrua në Shtëpinë e Bardhë, në shkurt 2025. Për të respektuar Trumpin dhe zbutur ndërprerjen e menjëhershme të ndihmës ushtarake, herën e dytë, ai e zhveshi kostumin kaki.

Comments are closed

Related Posts