Kreu i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka njoftuar se ka inspektuar sot nga afër punimet që po zhvillohen në Stadiumin e Qytetit në Tetovë
Ai bëri të ditur se po punohet për ndërtimin e një stadiumi modern, sipas standardeve të UEFA-s, i cili pritet t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton.
Postimi i plotë:
“Sot inspektova punimet në Stadiumin e Qytetit. Po punohet për një stadium modern, me standarde të UEFA-s, që do t’i japë Tetovës infrastrukturën sportive që meriton”, ka përfunduar Kasami.














