Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bekim Sali për nënshkrimin e ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë: “Ditë historike, ëndrra po bëhet realitet!
Ballina

Bekim Sali për nënshkrimin e ndërtimit të rrugës Shkup-Bllacë: “Ditë historike, ëndrra po bëhet realitet!

Pas shumë dekadash pritjeje, padrejtësish dhe premtimesh të pambajtura, sot në Qeverinë e RMV-së u nënshkrua zyrtarisht marrëveshja për fillimin e punimeve të rrugës Bllacë – Shkup.

Bëhet fjalë për një investim kapital me vlerë mbi 200 milionë euro, një nga projektet më të mëdha infrastrukturore që do ta ndryshojë qarkullimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit.

Kjo nuk është vetëm një rrugë.
Kjo është një arterie që afron shqiptarët, lidh familjet, forcon ekonominë dhe hap perspektivë të re për brezat që vijnë.

Patriotizmi i vërtetë nuk matet me fjalë, por me vepra që mbeten. Me projekte madhore që ua lehtësojnë jetën qytetarëve tanë dhe që e afrojnë Prishtinën me Shkupin më shumë se kurrë më parë.

Sot po shkruhet një faqe e re për shqiptarët në rajon.
Prishtina dhe Shkupi më afër, shqiptarët më të lidhur dhe e ardhmja më e sigurt!

Comments are closed

Related Posts