Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abdixhiku-Kurtit: Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin për presidente, nëse na i garantoni 66 vota
Kosovë

Abdixhiku-Kurtit: Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin për presidente, nëse na i garantoni 66 vota

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka reaguar duke i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, duke kërkuar qartësi për orientimin politik të Qeverisë në raport me zgjedhjen e çështjes së presidentit. Sipas tij, LDK madje mund të propozojë edhe Vjosa Osmani për postin e presidentes, nëse sigurohen 66 votat e nevojshme.

“I nderuar Kryeministër Kurti, Meqë po komunikojmë në distancë, Ju lutem përcaktohuni a doni marrëveshje politike me LDK-në, apo i doni 90 vota edhe me PDK-në. Nëse është kjo e dyta dhe nuk mundeni pa ta, atëherë nuk mund t’ju ndihmojmë. Kur të merreni vesh, e trajtojmë. Por, nëse doni marrëveshje politike me LDK-në, atëherë flisni me ne. Presidentin e propozojmë ne me plot përgjegjësi. Mund ta propozojmë edhe Vjosa Osmanin, nëse na i garantoni 66 vota për të Ju faleminderit!”, ka shkruar Abdixhiku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Related Posts