“APEL PËR KUJDES MAKSIMAL NGA RREZIKU I ZJARREVE!
Për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Apelojmë te të gjithë qytetarët të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr. Çdo shkelje do të trajtohet në përputhje me ligjin.
Aktualisht, Njësia Territoriale e Zjarrfikësve të Komunës së Bogovinës, me mbështetjen e Njësisë së Tetovës, po intervenon në shuarjen e një zjarri mbi Bogovinë.
Të veprojmë me përgjegjësi dhe të mbrojmë jetën, natyrën dhe pronën e qytetarëve!”, ka shkruar kreu i komunës së Bogovinës Feti Abazi, në Facebook.














