Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

Lajmi i Fundit

Mexhiti: VLEN është bashkimi që nuk ndalet

Për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonisë së Veriut, shqiptarët nga provinienca të ndryshme politike, të djathtë e të majtë, të ri e me përvojë, po bashkohen në një front të përbashkët politik, në VLEN.

Kjo është përgjigjja më e mirë ndaj atyre që për vite kanë investuar në përçarjen e votës shqiptare. Ky është fundi i politikës së përçarjes dhe fillimi i një epoke të re të fuqisë shqiptare.

Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta, për pazare në kurriz të qytetarëve, apo për politikë që na mban të ndarë. Nga sot, zëri shqiptar do të jetë një – i fortë, i qartë dhe i pandalshëm.

Ky është momenti ynë. Ose bashkë, ose të humbur.

VLEN është bashkimi që nuk ndalet.

Sepse kur shqiptarët bashkohen, askush nuk mund t’i ndalë.

Comments are closed

Related Posts