Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët – Qamili: Komuna dhe “Agimi i Bamirësisë” bashkojnë forcat
Lajmi i Fundit

Dhurata dhe buzëqeshje për fëmijët – Qamili: Komuna dhe “Agimi i Bamirësisë” bashkojnë forcat

Në prag të festës së Fitër Bajramit, në çerdhet e Tetovës është organizuar një aktivitet humanitar me fokus gëzimin dhe mirëqenien e më të vegjëlve.

Zëvendëskryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, ka njoftuar se në bashkëpunim me shoqatën humanitare “Agimi i Bamirësisë”, janë shpërndarë pako me dhurata për fëmijët në çerdhet e qytetit. Sipas tij, ky aktivitet synon të ndajë atmosferën festive me fëmijët dhe të sjellë buzëqeshje në ditët e Bajramit.

“Buzëqeshjet e tyre të sinqerta dhe sytë plot gëzim janë dhurata më e madhe për ne”, është shprehur Qamili, duke falënderuar njëkohësisht shoqatën për angazhimin dhe kontributin e vazhdueshëm në aktivitete humanitare.

Ky organizim vjen si pjesë e aktiviteteve festive me rastin e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit dhe përkujdesjes ndaj fëmijëve.

Comments are closed

Related Posts