Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mustafa: Partitë maqedonase nuk kanë vizion dhe luajnë me fatin e shqiptarëve
Lajmi i Fundit

Mustafa: Partitë maqedonase nuk kanë vizion dhe luajnë me fatin e shqiptarëve

Ish-anëtari i Këshillit Gjyqësor, Milazim Mustafa, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, kritikoi partitë kryesore maqedonase për mungesë vizioni dhe përgjegjësie në udhëheqjen e shtetit, duke theksuar se që nga pavarësia e vendit kanë luajtur herë pas here me fatin e shqiptarëve.

“Nuk mjafton të zësh pozita kyçe në shtet dhe të gëzosh benefitet që ato sjellin. Duhet të bartësh edhe përgjegjësitë dhe të kesh largpamësi – si ta çojmë shtetin dhe si ta vendosim në binarët e duhur. Fatkeqësisht, partitë kryesore maqedonase tregojnë mungesë vizioni. Që nga viti 1991 e këndej, ato kanë luajtur me fatin e shqiptarëve dhe me pikat e nxehta që, në vitin 2001, çuan në konflikt të armatosur”, deklaroi Mustafa.

Ai kujtoi se pas këtij konflikti u nënshkruan marrëveshje ndërkombëtare që garantuan njëfarë qetësie dhe sigurie, duke dhënë një perspektivë për shtetin. Megjithatë, Mustafa theksoi se në momente të ndryshme partitë maqedonase nuk kanë treguar gatishmëri për respektimin e të drejtave të shqiptarëve.

“Pasojat e konfliktit u menaxhuan, por fatkeqësisht ende vërejmë mungesë respekti për të drejtat e shqiptarëve nga partitë maqedonase në vend”, përfundoi Mustafa.

Comments are closed

Related Posts