Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Skemë mashtrimi në Manastir: Mbi 60.000 euro të vjedhura përmes aksidenteve të rreme rrugore
Kronika e Zezë

Skemë mashtrimi në Manastir: Mbi 60.000 euro të vjedhura përmes aksidenteve të rreme rrugore

Prokuroria Themelore Publike në Manastir, në koordinim me veprimet e Qendrës Hetimore pranë asaj prokurorie dhe SPB Manastir, zbuloi një skemë të zhvilluar të mashtrimit të qytetarëve me aksidente të rreme komunikacioni, përmes së cilës në zonën e PTHP Manastir në 2-3 muajt e fundit janë mashtruar mbi dhjetë qytetarë, nga të cilët janë nxjerrë gjithsej mbi 60.000 euro dhe sende të tjera me vlerë.

Numri i ngjarjeve të tilla është rritur veçanërisht që nga fillimi i shkurtit, prej kur janë regjistruar gjashtë raste të ngjashme, njoftojnë nga Prokuroria Themelore Publike.

„Në të gjitha lëndët mënyra e ekzekutimit është e ngjashme – të dëmtuarit janë zakonisht persona të moshuar të cilët marrin një telefonatë se një person i afërt i tyre është lënduar rëndë në një aksident komunikacioni dhe se urgjentisht nevojiten para për një operacion të komplikuar.

Versioni i dytë i fakteve të rreme që mashtruesit ua paraqesin një pjese të të dëmtuarve është se i afërmi i tyre ka shkaktuar një aksident komunikacioni me pasoja të rënda dhe se paratë nevojiten për të shmangur dënimin me burg. Të vënë në lajthitje dhe të frikësuar për të afërmit e tyre, të dëmtuarit pranojnë të paguajnë personalisht në dorë shuma të ndryshme parash – nga disa dhjetëra mijëra denarë deri në mbi 20.000 euro, bizhuteri ari dhe sende me vlerë.

Paratë i dorëzojnë në lokacione të ndryshme në Manastir, te persona të cilët paraprakisht, përmes shpalljeve në Facebook, ishin angazhuar për punë. Deri në këtë moment, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka ngritur aktakuzë kundër katër personave të tillë, të cilët ndiqen si bashkëkryerës në mashtrimet dhe që drejtpërdrejt i kanë marrë paratë nga qytetarët e mashtruar“, thuhet në kumtesën e Prokurorisë.

Paratë transferohen dhe i dorëzohen një personi deri tani të panjohur në Bullgari. Ajo që i lidh rastet janë edhe numrat e telefonit nga Rumania, të cilët janë përdorur në të gjitha këto ngjarje për kontakt me të dëmtuarit.

„Për këto arsye, Prokuroria Themelore Publike e Manastirit ka dërguar edhe kërkesë për ndihmë juridike ndërkombëtare deri te organet e këtyre shteteve me qëllim ndërmarrjen e veprimeve për zbulimin e autorëve.

Ndërkohë, organet hetuese u bëjnë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e mashtrimeve të tilla dhe të mos pranojnë pagesën e mjeteve monetare ‘në dorë’ te personat të cilët nuk i njohin fare“, thuhet në njoftim.

Comments are closed

Related Posts