Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Tetovë dhe Gostivar: Sekuestrohen automjete dhe arrestohen dy shoferë pa leje drejtimi
Kronika e Zezë

Tetovë dhe Gostivar: Sekuestrohen automjete dhe arrestohen dy shoferë pa leje drejtimi

MPB njofton se më datë 08.03.2026, në ora 11:25, në rrugën lokale nga fshati Bogovinë drejt fshatit Kamjan, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (22) nga fshati Zherovjan i Tetovës. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës dhe pas marrjes së masave është konstatuar se A.A. e drejtonte mopedin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Mopedi është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Më datë 08.03.2026, në ora 21:40, në Mavrovi Anovi, zyrtarët policorë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria personin E.D. (25) nga fshati Senokos i Gostivarit. Gjatë një kontrolli në trafikun rrugor, policia ka ndaluar një automjet pasagjerësh “Golf” me targa të Gostivarit dhe pas marrjes së masave është konstatuar se E.D. e drejtonte automjetin pa dhënë paraprakisht provimin për patentë shofer. Automjeti është sekuestruar dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Comments are closed

Related Posts