Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Menduh Thaçi, shtron iftar për  anëtarsinë e PDSH-së: “Uniteti, faktor kyç, i arritjes së qëllimeve të përbashkëta”
Lajmi i Fundit

Menduh Thaçi, shtron iftar për  anëtarsinë e PDSH-së: “Uniteti, faktor kyç, i arritjes së qëllimeve të përbashkëta”

Sonte, Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, z. Menduh Thaçi, shtroi iftar për anëtarësinë dhe strukturat e partisë, në kuadër të Muajit të Shenjtë të Ramazanit.

Në këtë iftar morën pjesë anëtarë dhe përfaqësues të strukturave të ndryshme të partisë, ku në një atmosferë vëllazërore dhe respekti u ndanë vlerat e solidaritetit, mirëkuptimit dhe bashkimit që simbolizon ky muaj i bekuar për besimtarët myslimanë.

Me këtë rast, Kryetari Thaçi falënderoi të pranishmit për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në aktivitetet dhe forcimin e Partisë Demokratike Shqiptare, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe bashkëpunimit në përmbushjen e qëllimeve të përbashkëta politike dhe shoqërore.

Sekretariati për informim – PDSH

Comments are closed

Related Posts