Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Azizi dhe Jashari, pjesëmarrës tek manifestimi “Kushtrimi i Lirisë”, në Itali: “Mërgimtarët, pjesë e pandashme, e trungut kombëtar”
Ballina

Azizi dhe Jashari, pjesëmarrës tek manifestimi “Kushtrimi i Lirisë”, në Itali: “Mërgimtarët, pjesë e pandashme, e trungut kombëtar”

Deputeti i VLEN-it Adnan Azizi, ka marrë pjesë në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë, organizuar për nder të familjes Jashari.

Azizi në një postim në Facebook falënderon djalin e komandantit Adem Jashari, Lulzim Jashari, deputetët nga Kosova, diplomatët dhe funksionarët që e morën pjesë në këtë manifestim.

“Emocione të jashtëzakonshme në manifestimin “Kushtrimi i Lirisë” në Firencë. Salla e mbushur përplot me mërgimtarë dëshmon se diaspora jonë është pjesë e pandashme dhe shumë e rëndësishme e trungut kombëtar”.

“Respekte Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar, deputetëve nga Kosova, diplomatëve dhe funksionarëve që e nderuan këtë manifestim. Lavdi përjetë familjes Jashari dhe sakrificës së tyre për liri!”, ka shkruar Azizi.

Comments are closed

Related Posts