Nënkryetari i Komunës së Tetovës, Albi Qamili, mbrëmë ka mori pjesë në Akademinë Shkencore të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame me rastin e shënimit të Beteja e Bedrit.
Në këtë aktivitet përkujtimor u theksua rëndësia historike dhe shpirtërore e kësaj ngjarjeje në historinë islame, si simbol i qëndrueshmërisë, besimit dhe mbrojtjes së së vërtetës.
Qamili vlerësoi mesazhin që përcjell kjo ngjarje.
Njoftimi i plotë:
Nder i veçantë të marr pjesë në Akademinë Shkencore kushtuar Ditës së Bedrit, të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame.
Historia e Bedrit na mëson se nuk ka cak që nuk arrihet kur je në të drejtë, mbron të vërtetën dhe mbështetesh sinqerisht te Zoti.
Qoftë ky mësim për të gjithë ne në rrugëtimin tonë.















Comments are closed