Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Hoti: Për vite u fol për “tradhti”, Kurti ia paska transferuar tokën Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit
Kosovë

Hoti: Për vite u fol për “tradhti”, Kurti ia paska transferuar tokën Manastirit të Deçanit për hatër të Rashiqit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, ish-kryeministri Avdullah Hoti reagoi ndaj deklaratës së ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, lidhur me transferimin e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit, që ai tha se kryeministri Albin Kurti e kishte bërë për shkak të tij.

Në një reagim në Facebook, Hoti tha se deklarata e Rashiqit “e zhvesh plotësisht” Kurtin nga, siç e quajti ai, retorika mashtruese që ka përdorur për këtë çështje.

Për vite u fol për “tradhti” dhe “falje të tokës për manastirin”. Sot, ministri i tij e thotë hapur se vendimi për faljen e tokës së manastirit ishte shumë i thjeshtë: “Do ta bëjmë, por ta dish – për shkakun tënd.” Pra, ajo që dikur ishte tradhti, kur u bë vetë Kryeministër u bë lehtësisht për hatër”, shkroi Hoti.

“Kaq “serioze” është vendimmarrja shtetërore e Kurtit. Hi syve për qytetarët, ndërsa vendime të kundërta e për hatër në prapaskenë”, shtoi ai.

Comments are closed

Related Posts