Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Abazi dhe Rakipi, darkojnë me Zjarrfikësit: “Iftar i thjeshtë, por me shumë domethënie”
Ballina

Abazi dhe Rakipi, darkojnë me Zjarrfikësit: “Iftar i thjeshtë, por me shumë domethënie”

Kryetari i komunës së Bogovinës Feti Abazi dhe kryetari i këshillit komunal Florim Rakipi, kanë darkuar sonte me njësitin e Zjarrfikësve.

Të dy krerët e qeverisjes komunale, kanë shprehur përmes këtij iftari, falenderim dhe mirënjohje për punën dhe shërbimin e këtij reparti, në shërbim të qytetarëve. 

“Sonte shtruam iftar së bashku me njësitin tonë të zjarrfikësve në Komunën e Bogovinës.

Ishte një iftar i thjeshtë, por me shumë domethënie – një moment bashkimi, respekti dhe mirënjohjeje për ata që janë gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë, në çdo kohë dhe në çdo rrethanë.

Faleminderit zjarrfikësve tanë për përkushtimin, guximin dhe sakrificën e tyre të përditshme”, ka mbaruar shkrimin e tij, Feti Abazi.

Comments are closed

Related Posts