Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Definicioni i “Kombit” dhe “Popullit”, përplas Ademin dhe Sali. Reagojnë nga kabineti i zv/Kryeministrit
Ballina

Definicioni i “Kombit” dhe “Popullit”, përplas Ademin dhe Sali. Reagojnë nga kabineti i zv/Kryeministrit

I gjithë debati rreth origjinës dhe definicionit të kombit dhe popujve, ka filluar ditën e sotme, mes sekretarit të BDI-së, Arbër Ademit dhe zëvendës/Kryeministrit të parë Bekim Sali, pas një statusi nga ky i fundit ku e falenderonte presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj për vizitën dhe agjendën e takimeve me udhëheqësit shqiptarë, qoft të qeverisë apo komunave me shumicë shqiptare në vend, ndërsa marrëdhënieve bilaterale ju referohej mes dy popujve, përcjellë Pollogu.news

Rreth kësaj çështje Arbër Ademi, i ka reaguar duke u shprehur, se përpos që jemi komb ndryshe, jemi edhe popull i ndryshëm nga maqedonasit.

“Në Maqedoninë e Veriut jeton i njëjti popull shqiptar që jeton në Shqipëri, Kosovë e kudo ku ka shqiptarë.

Marrëdhëniet ndërshtetërore nuk guxojnë të ngatërrohen me marrëdhëniet tona kombëtare si shqiptar. Jemi një komb. Jemi shqiptar. Vetëm aq, zoti Zëvendëskryeministër i Parë. Nuk jemi popuj të ndryshëm! Dhe kurrë s’kemi për të qenë”, ka shkruar Ademi.

I drejtpërdrejtë, ka qenë reagimi nga kabineti i Bekim Sali, të cilët përmes shefit të kabinetit Afan Elezi, kanë theksuar, se koncepti i popujve dhe kombeve, janë nocion i ndryshëm.

“Kombi dhe populli janë nocione të ndryshme për ata që marrin vesh në këto punë.
Kombi shqiptar shtrihet në disa shtete, ndërsa populli i Maqedonisë dhe i Shqipërisë janë ata qytetarë që jetojnë (popullojnë) në këto shtete”, ka shkruar Elezi.

Debatet e fundit rreth çështjes së kombit dhe popujve, herën e fundit u zhvilluan në Kosovë. Dhe prijës i kësaj teme, zakonisht është politikologu Nexhmedin Spahiu. 

Comments are closed

Related Posts