Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Arianit Reka, debaton me ministren Janevska: Propozim-ligji, u hap universiteteve, probleme të reja
Lajmi i Fundit

Arianit Reka, debaton me ministren Janevska: Propozim-ligji, u hap universiteteve, probleme të reja

“Sot, në debatin në Universitetin e Tetovës me ministren e arsimit, patëm një përplasje, sepse përballë arrogancës dhe padrejtësisë, heshtja nuk është opsion”, ka shkruar profesori i Universitetit të Tetovës, Arianit Reka.

“Qasja arrogante ndaj kërkesave legjitime nuk kalon as në UT, as në UNT. Jo më. Ligji duhet t’i zgjidhë problemet e universiteteve, e jo t’u krijojë atyre probleme të reja.

Për të mos përsëritur atë që u tha nga parafolësit, u fokusova në këto çështje:

  1. Diplomat dhe çdo dokument tjetër për studentët shqiptarë, në të gjitha universitetet e vendit, duhet të jepen edhe në gjuhën shqipe, dhe kjo të përcaktohet qartë në ligj, jo të lihet në statut. Deri tani, pikërisht sepse është lënë të rregullohet me statut, asnjë shqiptar që ka kryer studimet qoftë në UKIM apo diku tjetër nuk e ka marrë diplomën në gjuhën shqipe. Kjo është e drejtë kushtetuese dhe duhet të rregullohet me ligj, jo me statut.
  2. Ky draft-ligj ka tendencë serioze të kufizojë veshjen mbi bazë bindjeje/besimi, duke lënë formulime të paqarta që mund të keqpërdoren. Një ligj për arsimin e lartë nuk duhet të hapë derën e diskriminimit, por ta mbyllë atë.
  3. Ligji është diskriminues ndaj hapjes së ciklit të tretë të doktoratës për Universitetin e Tetovës (UT) dhe Universitetin “Nënë Tereza” (UNT). Në vend që të forcojë kapacitetin akademik dhe kërkimor të universiteteve shqiptare, ky ligj i pengon ato. Nga njëra anë kemi mbi 60% të stafit akademik në thirrje profesor inordinar dhe ordinar, ndërsa nga ana tjetër nuk na lejohet cikli i tretë.
  4. Asnjë përgjigje konkrete për asistentët që punojnë 12-13 vite me orar të pjesshëm. Janë pikërisht këta që e mbajnë sistemin gjallë prej vitesh, ndërsa shteti vazhdon t’i trajtojë si të përkohshëm.
  5. Është tendencioze dhe e papranueshme që Ministria të ketë të drejtë të aprovojë ose të mos aprovojë planet financiare/buxhetore të universiteteve. Kjo nuk është reformë. Kjo është centralizim politik dhe cenim i drejtpërdrejtë i autonomisë universitare.
  6. Decentralizim të buxhetit të Ministrisë, që mjetet për shkencë t’u ndahen universiteteve dhe ato vetë të vendosin për prioritetet e tyre. Vetëm kështu mund të shmanget përsëritja e padrejtësive si në vitin 2025, kur ndarja u bë në mënyrë skandaloze dhe disproporcionale. Në vitin 2025, nga 5 milionë euro investime në shkencë, vetëm 2.5% për UT, ndërsa për UNT: zero. Pra, jo vetëm që nuk investohet në universitetet shqiptare, por me këtë ligj kërkohet edhe frenimi i tyre institucional.
  7. Nevoja për pasaportë digjitale akademike për studentët, si instrument modern që lehtëson transferin, mobilitetin, njohjen e lëndëve/provimeve dhe procedurat administrative ndëruniversitare. Ligji duhet të hapë rrugë për lehtësim të studentit, jo për burokraci të re.

Ky nuk është ligj reformues; kjo është arrogancë dhe padrejtësi e paketuar si ligj. Le të shohim kush do ta ketë fjalën e fundit, arroganca dhe padrejtësia, apo e drejta.

Të reflektojmë, të gjithë. Pa përjashtime”, ka mbaruar, Reka.

Comments are closed

Related Posts