Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi, në iftarin e shtruar nga BFI: “Lutjet e këtij muaji, qofshin të pranuara”
Ballina

Feti Abazi, në iftarin e shtruar nga BFI: “Lutjet e këtij muaji, qofshin të pranuara”

Në iftarin tradicional të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame në vend, ka marrur pjesë edhe kreu i komunës së Bogovinës, Feti Abazi.

Ai, përmes publikimit të një fotografie krah Reis Ulema Shaqir Fetahut, ka uruar besimtarët musliman, për pranim të lutjeve, gjatë agjërimit në këtë muaj të shenjtë.

POSTIMI I PLOTË:

Ishte kënaqësi dhe nder i veçantë të jem pjesë e iftarit të organizuar nga Bashkësia Fetare Islame. Në këtë mbrëmje të begatë të muajit të shenjtë të Ramazanit, ndjemë nga afër thjeshtësinë, përkushtimin dhe mesazhin e thellë që përcjell ky muaj – mesazhin e paqes, solidaritetit, bashkimit dhe lutjeve të sinqerta.

Si Kryetar i Komunës së Bogovinës, shpreh mirënjohjen time të sinqertë për Bashkësinë Fetare Islame për ftesën dhe organizimin e këtij iftari të mrekullueshëm. Lutjet e këtij muaji të shenjtë qofshin të pranuara dhe paqja e begatia mbretëroftë në familjet tona”, ka shkruar Abazi.

Comments are closed

Related Posts