Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Feti Abazi: Fillon instalimi i internetit falas për qytetarët. Projekti “WIFI4WB”, financohet nga BE
Ballina

Feti Abazi: Fillon instalimi i internetit falas për qytetarët. Projekti “WIFI4WB”, financohet nga BE

Feti Abazi, kryetar i komunë së Bogovinës, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se ditën e sotme ka filluar instalimi i WIFI-së falas, për qytetarët e komunës së Bogovinës, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Europian dhe Gjermania.

POSTIMI I PLOTË:

WiFi4WB Internet falas për qytetarët tanë!

Ka nisur sot instalimi i rrjetit Wi-Fi hotspot-eve falas në Komunën e Bogovinës, i realizuar në kuadër të projektit WiFi4WB – WiFi për Ballkanin Perëndimor.

Projekti është pjesë e iniciativës EU4Digital, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Gjermanisë, dhe mbulon instalimin, pajisjet dhe mirëmbajtjen e rrjetit Wi-Fi.

Në fazën e parë, qytetarët e vendbanimeve Bogovinë, Kamjan dhe Pirok së shpejti do të kenë mundësi të kyçen në qendrat e fshatrave të tyre!

Ky është edhe një investim i premtuar në programën tonë zhvillimore!”, ka shkruar, Abazi.

Comments are closed

Related Posts