Lajmin për vdekjen e historianit dhe profesorit të shquar universitar, Ramiz Abdylit e ka dhënë djali i tij, regjisori Kastriot Abdyli.
Me dhimbje të thellë ju njoftojmë se Prof. Ramiz Abdyli, babai dhe gjyshi ynë i dashur ka ndërruar jetë.
Humbëm një njeri të rrallë, një prind të përkushtuar dhe shtyllën e familjes sonë.
Për varrimin dhe të pamen do t’ju njoftojmë me kohë. Kujtimi i tij do të mbetet i paharruar përjetë në zemrat tona. Lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe”ka shkruar Kastriot Abdyli në profilin e tij në facebok.
Ndryshe, Prof. Dr Ramiz Abdyli ka dhënë një kontribut të madh si pedagog, fillimisht në shkollat e mesme në Kumanovë, dhe më pas për dekada me radhë në shumë universitete dhe institute në Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe në vendet tjera. Ai ka lënë pas vetes një trashëgimi të pasur shkencore në fushën e historisë. Prof. Dr. Ramiz Abdyli ishte rektor i Universitetit të Tetovës, dhe drejtor për një mandat në Institutin e Trashëgimisë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup.















Comments are closed