Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • TV SHENJA: Uniformat e reja të policisë, do jenë edhe në gjuhën shqipe
Lajmi i Fundit

TV SHENJA: Uniformat e reja të policisë, do jenë edhe në gjuhën shqipe

Ndonëse aktualisht, uniformat e policisë janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në to mungon gjuha shqipe, uniformat e reja të policisë në qytetet ku shqiptarët janë së paku 20% do të jenë edhe në gjuhën shqipe, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Të pyetur nga TV Shenja nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjuha shqipe do të implementohet në uniformat e reja për të cilat thirrja publike ka dështuar për të tretën herë me radhë. Gjithashtu nga ministria thonë se në përputhje me planin e prokurimeve publike për vitin 2026, planifikohet procedurë e re e prokurimit publik për të siguruar emblemat dhe shenjat e nevojshme.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Në qytetin e Shkupit dhe në komunat ku mbi 20% e qytetarëve flasin gjuhë të ndryshme nga maqedonishtja, është paraparë përdorimi i shenjave dygjuhësore/tregjuhësore, në përputhje me dispozitat e Rregullores për ndryshimin e Rregullores për uniformën dhe shenjat e uniformës së policisë.  Ministria e Punëve të Brendshme në tri raste ka zhvilluar procedurë të prokurimit publik për emblema dhe shenja për uniformën e pjesëtarëve të policisë, e cila përfundoi me vendim për anulim dhe për këtë arsye ato nuk janë furnizuar”

Sipas ligjit të miratuar vite më parë, në Shkup dhe komunat ku jetojnë së paku 20% shqiptarë, përpos në alfabetin cirilik, mbishkrimi në uniformat e policisë duhet të jenë edhe në shqip varësisht për cilën uniformë bëhet fjalë dhe atë, policisë, policisë së trafikut, policisë kufitare dhe policisë intervenuese.

Comments are closed

Related Posts