Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Gjermania i dhuron Policisë së RMV-së, automjete dhe pajisje në vlerë të 600,000€
Lajmi i Fundit

Gjermania i dhuron Policisë së RMV-së, automjete dhe pajisje në vlerë të 600,000€

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot në ambientet e Ministrisë së Punëve të Brendshme mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një donacioni nga Republika Federale e Gjermanisë, ku ishte e pranishme edhe ambasadorja Petra Dreksler. Donacioni, me vlerë totale prej rreth 600,000 euro, i realizuar gjatë periudhës së kaluar, përfshin automjete, kamera termovizive, pajisje dhe softuer kompjuterik, pajisje të specializuara për kontrollin e dokumenteve, si dhe automjete speciale për njësinë ajrore.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se këto pajisje janë të destinuara për përmirësimin e kapaciteteve të Ministrisë në fushën e menaxhimit të kufijve, luftës kundër trafikimit të njerëzve dhe kontrabandës së emigrantëve, analizës kriminale dhe inteligjencës, si dhe ekzaminimeve forenzike

Comments are closed

Related Posts