Dejan Davidovski-Desho, të cilin policia dhe drejtësia e kërkonin për hyrjen e dhunshme në Parlament më 27 prill 2017, është liruar nga akuza. Gjykata Themelore Penale në Shkup ka sjellë aktgjykim lirues duke zbatuar Ligjin për Amnisti, shkruan gazeta KOHA, përcjellë Pollogu.news
Davidovski ishte në arrati për shtatë vjet, ndërsa në gusht të vitit të kaluar iu dorëzua policisë, pas çka kërkoi nga Gjykata të përfshihej në Ligjin për Amnisti. Ai ishte arrestuar që në vitin 2019 në Suedi, por nuk ishte ekstraduar në vend.
Davidovski, tashmë i liruar, ndiqej penalisht për “rrezikim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, e njëjta vepër për të cilën pjesëmarrës të tjerë në dhunën në Parlament u dënuan me dënime të gjata me burg.















Comments are closed