Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Mickoski: Egziston mundësia të bëhemi pjesë e BE-së, pa të drejtë vote
Lajmi i Fundit

Mickoski: Egziston mundësia të bëhemi pjesë e BE-së, pa të drejtë vote

Lidhur me anëtarësimin në BE, kryeministri Mickoski tha dje në TV Kanal 5 se ekziston një mundësi që Maqedonia e Veriut të bëhet pjesë e bllokut, por pa të drejtë vote, gjë që do të ndodhte në vitin 2027, si pjesë e një skenari që lidhet me planin e paqes për Ukrainën. Deklarata e kryeministrit vjen një ditë pasi presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se pajtohet që Serbia të bëhet pjesë e BE-së pa të drejtë vote, transmeton Portalb.mk, përcjellë Pollogu.news

“Ekziston një ide që po dëgjohet gjithnjë e më me zë të lartë në Bruksel dhe përreth saj, dhe ajo përfshin planin e paqes për Ukrainën, në të cilin në praktikë integrimi i Ukrainës, dhe me qëllim rindërtimin e ardhshëm, brenda BE-së, do të ishte në një trajektore më të shpejtë. Kjo do të ishte joparimore ndaj Ballkanit Perëndimor dhe ka dy skenarë. Është mirë që jemi në të dy skenarët. Skenari i parë është që Ukraina, së bashku me Malin e Zi, Shqipërinë dhe Maqedoninë, do të bëhej anëtare e BE-së dhe në fillim të vitit 2027, të ulej në tryezë, flamuri maqedonas do të valëvitej në Bruksel, por pa të drejtë vote. Të merrte pjesë në punën e këshillit, komiteteve, organeve, me shumë mekanizma për kontroll të brendshëm”, tha kryeministri.

Ai shtoi se ka dy kushte të detyrueshme – një politikë e përbashkët e jashtme dhe e sigurisë dhe sundimi i ligjit. Kur u pyet nëse kushtet përfshijnë ndryshime kushtetuese, ai tha se “supozon se do të jetë kështu, sepse kjo u miratua nga qeveria e mëparshme”.

“Ky integrim do të ndodhë në vitin 2027. Kushti i dytë është që vendet e tjera në rajon, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia, Kosova dhe Moldavia, t’i bashkohen kësaj.

“Kjo dëgjohet në Bruksel, kjo dëgjohet në Mynih, por varet nga shumë parametra, nga plani i paqes për Ukrainën, nga konsensusi për një marrëveshje të mundshme paqeje, etj. Bota po ndryshon në mënyrë dinamike dhe do të vazhdojë të ndryshojë, ne duhet të jemi të zgjuar, t’i parashikojmë këto ndryshime dhe të përshtatemi”, tha kryeministri.

Comments are closed

Related Posts