Zv/Kryeministri i parë, Bekim Sali, ka bërë të ditur se sot ka takuar ambasadorin e Irlandës në vend, Brendan Ward. Si dhe kanë diskutiar në theks të veçantë për rrugën reformuese drejt Integrimit Europian.
“Sot pata një takim shumë konstruktiv me Sh.T. z. Brendan Ward, Ambasador i Irlandës i akredituar për Maqedoninë e Veriut.
Diskutuam hapur për integrimin evropian, agjendën e reformave dhe mundësitë për bashkëpunim më të thellë institucional. Irlanda është një mbështetëse parimore e zgjerimit të BE-së dhe e perspektivës sonë evropiane — një mbështetje që e vlerësojmë shumë.
Rruga jonë është e qartë: reforma të qëndrueshme, institucione të forta dhe rezultate konkrete për qytetarët. Vazhdojmë me përkushtim të plotë drejt Evropës”.















Comments are closed