Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kasami: Investimi në Rusino, vendos standarde evropiane në menaxhimin e mbeturinave
Ballina

Kasami: Investimi në Rusino, vendos standarde evropiane në menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, njoftoi sot se është hedhur një hap i rëndësishëm drejt modernizimit të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e Pollogut, përmes investimeve në deponinë rajonale Rusino dhe ndërtimit të stacionit transferues në Tetovë.

Sipas Kasamit, projekti realizohet me mbështetjen e Qeverisë, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe të Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe partnerëve të tjerë ndërkombëtarë. Ai theksoi se investimi vendos një standard të ri evropian për menaxhimin e integruar të mbeturinave, duke përfshirë teknologji moderne dhe rritje të përgjegjësisë institucionale.

Projekti parasheh përmirësimin e infrastrukturës për trajtimin dhe transferimin e mbeturinave, me qëllim uljen e ndotjes dhe rritjen e efikasitetit në menaxhimin e tyre. Deponia rajonale Rusino do të funksionojë sipas standardeve bashkëkohore mjedisore, ndërsa stacioni transferues në Tetovë do të mundësojë grumbullim dhe transport më të organizuar të mbeturinave.

Kryetari Kasami vlerësoi se ky investim do të ndikojë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët, duke siguruar mjedis më të pastër dhe më pak ndotje. Ai shtoi se projekti dëshmon se bashkëpunimi ndërmjet pushtetit qendror, atij lokal dhe partnerëve ndërkombëtarë sjell rezultate konkrete dhe afatgjata për komunitetin.

Comments are closed

Related Posts