Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Sporte
  • Tjetër problem për Napolin, Antonio Conte humbet Rrahmanin…përsëri
Lajmi i Fundit

Tjetër problem për Napolin, Antonio Conte humbet Rrahmanin…përsëri

Napoli humbet Amir Rrahmanin…përsëri dhe kjo ndodhi pak javë pas rikthimit të tij në fushën e lojës pas dëmtimit të mëparshëm.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës nuk do të jetë në ndeshjet e radhës së Napolit për shkak të një problemi në kofshën e majtë të shfaqur në ndeshjen me Romën teksa ishte duke ndjekur Wesley duke shkaktuar edhe një faull në këtë rast.

‘Për shkak të një dëmtimi të pësuar gjatë ndeshjes me Romën, Amir Rrahmani, këtë të martë iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore në Pineta Grande Hospital, të cilat evidentuan një dëmtim të gradës së lartë në bicepsin femoral të kofshës së majtë. Mbrojtësi ka nisur tashmë procesin e riaftësimit-theksohej në një komunikatë të Napolit që nuk e bënte të ditur se përsa kohë do të qëndrojë Amir Rrahmani jashtë fushave të lojës.

Comments are closed

Related Posts