Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Takimi me Salin për provimin e jurisprudencës në shqip, Ademi: Nuk ramë dakord për metodën
Lajmi i Fundit

Takimi me Salin për provimin e jurisprudencës në shqip, Ademi: Nuk ramë dakord për metodën

Një nga nismëtarët e peticionit për mbajtje të provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, Mevlan Ademi tha se nuk është arritur marrëveshje në takimin me zëvendëskryeministrin Bekim Sali për kërkesën e tyre, shkruan TV21, përcjellë Pollogu.news.

Ademi thotë se qeveria propozon zgjidhje të re ligjore që fillimisht do të duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias, që sipas tij, është e papranueshme për shkak se merr shumë kohë. Ademi thotë se Ligji për Përdorimin e Gjuhëve është i qartë dhe se zgjidhja qëndron pikërisht në këtë ligj.

“Për çka nuk u dakorduam aty ishte metoda sesi mendojnë ata ta zgjidhin , dhe propozimi jonë. Propozimi jonë është që të bazohemi në Ligjin për Përdorimin e Gjuhës, i cili është shumë i qartë, dhe ideja e tyre ishte që të propozojmë harmonizim të ligjit , por kjo neve nuk na pëlqeu, shkaku i kohës që do ta marrë kjo. Ata mendojnë që propozimin ligjor njëherë ta dërgojnë te Komisioni Venecian, duke përfshirë edhe komunitetet e tjera që janë të përmendura në Preambulën e Kushtetutës së vendit tonë. Kjo mendojmë ne që do të zvarris procedurën e kërkesës sonë dhe realisht duke i parë edhe rastet e tjera kur janë dërguar ligjet në Komisionin Venecian, besojmë që do të marrë kohë të gjatë dhe do të kalojnë disa gjenerata të juristëve shqiptarë, të cilëve nuk do t’u mundësohet të hyjnë në provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe”, tha Ademi.

Comments are closed

Related Posts