Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin
Kosovë

Kurti: I gatshëm të diskutoj me partitë për Presidentin

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë, disa orë pasi u votua në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Albin Kurti tha se kabineti i zgjedhur prej tij ka potencialin të jetë më i suksesshmi në historinë e re të Kosovës, transmeton TvKlan, përcjellë Pollogu.news

Qeveria miratoi buxhetin e ri për vitin 2026 për ta dërguar për miratim në Kuvend, si dhe ratifikoi disa marrëveshje ndërkombëtare me BE-në dhe Bankën Botërore në vlerën e 1 miliardë eurove.

Kryeministri Albin Kurti tha se qysh nesër është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e Presidentit.

“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë mbrëmë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.

Ndërkohë, presidentja Vjosa Osmani ka anuluar pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas këshilltarit për media në Zyrën e Presidencës, Bekim Kupina, arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes ka të bëjë me angazhimin institucional dhe prioritetet që lidhen me zhvillimet brenda vendit.

Ndonëse seancat e para do të jenë për marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxhetin, ende nuk dihet se kë do të propozojë Albin Kurti si kandidat për president të vendit. Vjosa Osmani tashmë ka shfaqur ambiciet e saj edhe për një mandat tjetër.

Presidenti i ri i Kosovës duhet të zgjidhet në mars. Në dy raundet e para kërkohen 80 votat e deputetëve. Në rast të dështimit në raundin e tretë, kreu i shtetit zgjidhet me 61 vota. Moszgjedhja e presidentit në raundin e tretë çon Kosovën në zgjedhje të parakohshme.

Comments are closed

Related Posts