Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Maqedoni
  • Në gjendje të dehur vrau nënën e tij, dënohet me burg të përjetshëm
Kronika e Zezë

Në gjendje të dehur vrau nënën e tij, dënohet me burg të përjetshëm

Stojançe Zarkov nga Shtipi, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e nënës së tij 84-vjeçare në gusht të vitit të kaluar, derisa ishte në gjendje të dehur.

Zarkov deklaroi në gjyq se nuk e mbante mend vrasjen e nënës së tij.

Ai tha se atë ditë ka bërë punët e përditshme.
Më pas tha se ishte në dhomën tjetër kur nëna e tij filloi të bërtiste. Hyri brenda dhe pa se gjaku po i rridhte nga qafa.

Më pas tha se thirri një ambulancë, dhe më pas mbërritën policia dhe prokurori publik.

Megjithatë, sipas provave, Zarkovi telefonoi në urgjencë dhe tha: E godita nënën time pa pëlqimin e saj, ose do të mbijetojë ose jo.
Analiza e ADN-së vërtetoi se Stojançe Zarkov ishte vrasësi.

Comments are closed

Related Posts