“Sot realizova një takim me ambasadoren e Kroacisë, Nives Tiganj, ku biseduam për aktivitetet aktuale në procesin e integrimit evropian dhe hapat e ardhshëm nga Agjenda e Reformave”, ka shkruar zv/kryeministri i parë Bekim Sali, në Facebook.
“Theksova progresin në përmbushjen e hapave reformues, si dhe përkushtimin tonë për rezultate konkrete në fushat kyçe, veçanërisht në sundimin e ligjit dhe përmirësimin e shfrytëzimit të fondeve evropiane.
Vazhdojmë me punë të përqendruar në reformat dhe në përmbushjen e obligimeve nga agjenda
europiane”, ka përfunduar ai.















Comments are closed