Maria Corina Machado, udhëheqësja e opozitës venezueliane, tha se politikani Juan Pablo Guanipa u rrëmbua në zonën Los Chorros të Caracas-it, vetëm disa orë pasi ishte liruar si pjesë e një lirimi të të burgosurve politikë të kryer nga autoritetet venezuelane.
Vendndodhja dhe kush e rrëmbeu nuk dihen ende dhe deri më tani nuk ka deklaratë zyrtare nga qeveria për këtë incident.
Guanipa është një figurë kryesore e opozitës venezuelane, aleat i Maria Corina Machado-s, i njohur në politikë për kritikat e tij ndaj qeverisë së mëparshme. Ai u arrestua në maj 2025, akuzuar nga autoritetet për përfshirje në një grup të quajtur “terrorist” dhe komplot për të penguar zgjedhjet. Opozita dhe familjarët e tij mohuan këto akuza.
Para rrëmbimit, Guanipa ishte liruar pasi kishte qëndruar më shumë se tetë muaj në burg, si pjesë e një serie lirimesh të të burgosurve politikë që Venezuela kishte nisur nën trysninë ndërkombëtare për të liruar kundërshtarët politikë.















Comments are closed