Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Nga “matematika” te pazari i Roskovecit, Meta ironizon Ramën: Tezat e tij nuk e bashkojnë opozitën
Lajmi i Fundit

Nga “matematika” te pazari i Roskovecit, Meta ironizon Ramën: Tezat e tij nuk e bashkojnë opozitën

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje opozitës që të paraqesë alternativën e saj për Reformën Territoriale. Ai ka theksuar se nuk duhet të përsëritet gabimi i bërë nga Partia Demokratike në kohën kur drejtohej nga Lulzim Basha. Në një postim në “Facebook”, Meta shkruan se për rreth dhjetë vite Edi Rama ka kontrolluar jo vetëm mazhorancën, por edhe opozitën, duke ia atribuar këtë, “korruptimit të lidershipit të asaj kohe”. Ai rikujton se Reforma Territoriale u miratua edhe pse qeveria nuk kishte numrin e nevojshëm të votave.

“Fatkeqësisht, Edi Rama e miratoi variantin që dëshironte edhe kur kishte vetëm 65 vota nga 84 që i duheshin 11 vite më parë”, shkruan Meta. Sipas tij, opozita e asaj kohe nuk paraqiti asnjë projekt alternativ. “‘Matematikani’ kurrë nuk paraqiti një projekt alternativ pranë Komisionit Parlamentar dhe si shpërblim mori mbështetjen e ‘nëndheshme’ nga strukturat e PS në Lezhë, Pogradec etj., që në atë kohë u cilësua si ‘pazari i Roskovecit’”, deklaron Meta.

Megjithëse shprehet skeptik për ndikimin real të opozitës në vendimmarrjen e shumicës aktuale, ai thekson se një qëndrim alternativ mbetet i domosdoshëm. “Edhe pse nuk jam optimist se pjesëmarrja e opozitës në këtë Komision do të jetë ndikuese në vendimin përfundimtar të shumicës (83 + 3), përsëri, në respekt të qytetarëve që vuajnë shkatërrimin e shërbimeve publike sot nga pushteti vendor, besoj se opozita e ka për detyrë të paraqesë alternativën e saj përpara qytetarëve shqiptarë, por edhe Komisionit Parlamentar”, shkruan Meta. Kreu i Partisë së Lirisë argumenton se Reforma Territoriale ka sjellë degradim të shërbimeve publike dhe ka dobësuar përfaqësimin vendor, duke thelluar pabarazitë mes qarqeve dhe njësive administrative. Meta shton se, modeli aktual cenon barazinë e votës dhe funksionimin e demokracisë vendore, duke e cilësuar atë si antikushtetues.

Comments are closed

Related Posts