Saranda Imeri Stafai ka reaguar me një postim në Facebook, duke akuzuar BDI-në për hipokrizi lidhur me çështjen e gjuhës shqipe. Ajo thekson se pikërisht në vitin 2019, kur BDI kishte pushtetin absolut, u miratua provimi i jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase, duke e përjashtuar shqipen nga sistemi i drejtësisë. Sipas saj, zhurma e sotme e BDI-së nuk është qëndrim parimor, por përpjekje për të mbuluar përgjegjësitë dhe dështimet e veta.
Postimi i plotë:
BDI sot bën zhurmë e ulërima për gjuhën shqipe, ndërsa është vetë autore e padrejtësisë më të madhe ndaj saj.
Në vitin 2019, kur kishte pushtetin absolut, kur kontrollonte Qeverinë, ministritë dhe shumicën parlamentare, BDI miratoi provimin e jurisprudencës vetëm në gjuhën maqedonase. E nënshkroi këtë padrejtësi me dorën e vet, dhe sot guxon të luajë teatër para shqiptarëve.
Të flasë për Kushtetutë e barazi është fyerje për inteligjencën e shqiptarëve. Sepse kur kishte mundësinë, gjuhën shqipe e la jashtë drejtësisë. Jo nga pamundësia, por nga pazari politik. Sot kërkon llogari për një gjendje që mban vulën e vet. Ky nuk është qëndrim parimor, por manipulim për të mbuluar dështimet.
BDI nuk është zgjidhja e problemit, BDI është vetë problemi. Sa herë hap gojën për këtë çështje, vetëm sa e vërteton se për të gjuha shqipe ka qenë dekor, jo e drejtë.















Comments are closed