“Vendimi i ministrisë së drejtësisë e udhëhequr nga zotëri Igor Fillkov për të refuzuar zyrtarisht peticionin e studentëve dhe për të lejuar zhvillimin e provimit të jurisprudencës ekskluzivisht në gjuhën maqedonase përbën një hap serioz prapa në respektimin e të drejtave kolektive të shqipëtarëve dhe krijon një pengesë të drejtëpërdrejtë për përfaqësimin e barabartë në sistemin gjyqësor”, kështu tha Rina Ajdari nga Bashkimi Demokratik për Integrim në lidhje me peticionin e studentëve shqiptar për provim të jurisorudencës në gjuhën shqipe. Ajdari thotë se ky peticion në vend që trajtohej si përgjegjësi institucionale e kuvendit u përcoll nga kryetari i kuvendit tek ministria e drejtësisë duke shmangur kështu përgjegjësinë për gjetjen e një zgjedhje konkrete, transmeton SHENJA, përcjellë Pollogu.news.
Rina Ajdari, Deputete e FE-së
“Arsyetimet e ministrisë të ndërtuara mbi interpretime selektive të legjislacionit dhe mbi një hierarki të njëanshme juridike bie ndesh me frymën e kushtetutës, me ligjin për përdorimin e gjuhëve si dhe me standartet europiane të barazisë dhe mosdiskriminimit. Ky vendim prodhon pasoja të drejtëpërdrejta politike, shoqërore dhe institucionale duke e shëndruar gjuhën në filtra për ushtrimin e profesionit të juristit dhe duke e kufizuar avancimin e kuadrove shqipëtare në sistemin e drejtësisë”.
Tutje ajo thotë se që nga dita e parë kanë shprehur mbështetje për studentën dhe se kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese në sistemin e drejtësisë. Ndaj ajo thotë se si grup parlamentar kanë dorëzuar në procedurë disa ligje.















Comments are closed