Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Shqipëri
  • Berisha jep variantin përfundimtar: Protestë me ngujim në bulevard. 10 shkurti vendimtar!
Politikë

Berisha jep variantin përfundimtar: Protestë me ngujim në bulevard. 10 shkurti vendimtar!

Sali Berisha tha se protestat kundër qeverisë po shkojnë drejt një faze të re dhe ftoi opozitën në shesh me 10 shkurt, si një hap vendimtar të asaj që e cilëson kryengritje paqësore. Kryedemokrati kërkoi angazhimin e deputeteve dhe gjithë strukturave, për këtë qëllim

Sali Berisha paralajmëroi se protestat anti qeveritare që drejton po shkojnë drejt ndryshimit të madh të skenarit, sipas tij si kërkesë e vetë qytetarëve.

Por para se të vijnë në këtë moment, opozitarët janë thirrur në shesh më 10 shkurt, protestë që Sali Berisha e cilëson moment kycc të asaj e pa pagëzuar si kryengritje paqësore kundër qeverisë, raporton NOA.al, përcjellë Pollogu.news.

Për këtë qëllim kërkoi angazhimin e deputetëve dhe ccdo strukture të Partisë Demokratike, duke theksuar se edhe ndërkombëtarët po e presin protestën e opozitës shqiptare në bulevard.

Megjithatë kryedemokrati është i qartë, se fundi i historisë që kërkon, nuk është në dorë të qëndrimeve politike, por të reagimit të qytetarëve.

Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD, Berisha përsëriti akuzat ndaj mazhorancës për kapje të drejtësisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Comments are closed

Related Posts