Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • KQZ nuk miratoi Listën Serbe, dorëzohet ankesa në panelin zgjedhor
Kosovë

KQZ nuk miratoi Listën Serbe, dorëzohet ankesa në panelin zgjedhor

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë, Lista Serbe ka dorëzuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa. Kjo parti është kundër vendimit të këtij institucioni për mosmiratimin e listës së kandidatëve të saj.

Në një deklaratë për media, përfaqësuesi i Listës Serbe, Igor Simiq, e ka cilësuar vendimin si “të paligjshëm, anti-serb dhe diskriminues”. Ai është shprehur gjithashtu se KQZ-ja ka mohuar vullnetin e serbëve, duke u përpjekur të pengojë komunitetin të zgjedhë përfaqësuesit e tij.

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka deklaruar se është duke ndjekur këto zhvillime dhe ka theksuar nevojën për “përputhje të plotë dhe respektim të standardeve ndërkombëtare zgjedhore, veçanërisht publikimin transparent dhe të plotë të rezultateve”.

Gjatë fundjavës, ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, e ka dënuar gjithashtu vendimin e KQZ-së, duke e cilësuar si një sulm të ri ndaj të drejtave politike të popullit serb në Kosovë.

Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve miratuan listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç Listës Serbe, ku tre anëtarë votuan pro, dy kundër nga Lëvizja Vetëvendosje dhe të tjerët abstenuan.

Lista Serbe ka fituar 9 mandate, ndërsa partia tjetër serbe, Liri dhe Drejtësi, mundi të marrë vetëm 1 të tillë.

Comments are closed

Related Posts