Përmes një postimi në Facebook, kryetari i komunës së Tetovës, Bilalll Kasami, ka njoftuar se sot ka pritur në takim, ambasadorin e Spanjës në vend, Rafael Soriano Ortiz.
Ndërsa, theksi i bisedimeve për bashkëpunim bilateral, sipas Kasamit, ka qenë nisma e përbashkët, në sferën kulturore dhe sportive.
“Sot, në Komunën e Tetovës kam zhvilluar takim me Ambasadorin e Spanjës z. Rafael Soriano Ortiz. Gjatë takimit diskutuam mundësitë e bashkëpunimit midis komunës së Tetovës dhe Spanjës, përfshirë projekte dhe nisma në sferën kulturore dhe sportiv si dhe mënyrat se si mund të punojmë së bashku për shërbime më të mira”.
“Takimi ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer ide dhe për të ndërtuar marrëdhënie të mira bashkëpunimi”, thotë Kasami në Facebook.















Comments are closed