Kryesuesi i komisionit për emërtimin e rrugëve, njëkohësisht zv/kryetari i komunës së Tetovës, Albi Qamili, në një intervistë për portalin Telegrafi, ka deklaruar se jo vetëm komuniteti shqiptar nuk përfaqësohet me emrat aktualë të rrugëve të qytetit, por edhe bashkëqytetarët maqedonas nuk identifikohen me këto emra.
“Rrugët e Tetovës mbi të gjitha të pasqyrojnë realitetin e Tetovës, sepse emërtimet aktuale nuk pasqyrojnë asnjë realitet të Tetovës. Kjo vlen edhe për komunitetin shqiptar, por edhe për atë maqedonas. Kemi në Tetovë rrugë të quajtur “Lenin”, shkollë të quajtur “Nikolla Shtejn”, që nuk përfaqësojnë askënd”, tha Albi Qamili.
Ai tha se do të merren parasysh propozimet e qytetarëve, mbi 1.100 gjithsej deri tani, ndërsa shpjegoi edhe rrjedhën e procesit.
“Ka mbi 1.100 propozime. Do të shqyrtohen. Do të fillohet me identifikimin e rrugëve që fare nuk janë emërtuar. Pastaj do të vazhdohet me rrugët që kanë numra por nuk kanë emra. Dhe pastaj do të vazhdohet me rrugët që kanë emra po duhet të rishqyrtohen”, ka përfunduar, Qamili.















Comments are closed