Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Bujar Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN, është skandaloz
Ballina

Bujar Osmani: Normalizimi i gënjeshtrës në diskursin politik nga VLEN, është skandaloz

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka kritikuar koalicionin VLEN, duke e akuzuar për normalizimin e gënjeshtrës në diskursin politik në Maqedoninë e Veriut.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka përdorur një thënie të njohur për të përcjellë mesazhin e tij: “Ju mund ta gënjeni dikë gjithë kohën, mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit ndonjëherë, por nuk mund t’i gënjeni të gjithë njerëzit gjithë kohën.”

Ai ka vlerësuar se normalizimi i hapur i gënjeshtrës në diskursin politik nga, siç e quan ai, e ashtuquajtura VLEN, është i paprecedentë dhe skandaloz.

“Kjo është e papranueshme dhe nuk ka qenë kurrë pjesë e traditës së popullit tonë, e as fesë sonë”, ka shkruar Osmani.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts