Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Kurti takon Magyar: Jemi të interesuar për një intensitet të ri, në marrëdhëniet dypalëshe
Kosovë

Kurti takon Magyar: Jemi të interesuar për një intensitet të ri, në marrëdhëniet dypalëshe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC).

Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se takimi vjen shtatë muaj pas fitores së Magyarit në zgjedhje dhe dy muaj pas rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se të dyja palët janë të interesuara për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në fusha të ndryshme, përfshirë arsimin dhe ekonominë.

Kurti gjithashtu vlerësoi rolin e Hungarisë në kuadër të misionit të KFOR-it, duke theksuar se ky shtet është një nga kontribuuesit më të mëdhenj me trupa në këtë mision dhe ka rëndësi për paqen dhe sigurinë rajonale.

“Sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës”, ka shkruar Kurti.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts