Shopping cart

Pollogu.news shtë media online profesionale, me qasje postmoderne në informimin e publikut shqiptar. Qëllimi ynë eshte, të raportojmë per të gjitha problemet me të cilat ballafaqohen aytetaret e vendit, dhe më gjerë, duke i dhënë hapësirën e duhur, degjimit të zerit qytetar.

  • Home
  • Politikë
  • Filipçe njoftoi kallëzime penale për Alta Bankën: “Mickoski, e njëjta gjë të pret edhe ty”
Ballina

Filipçe njoftoi kallëzime penale për Alta Bankën: “Mickoski, e njëjta gjë të pret edhe ty”

Kryetari i LSDM-së, dr. Venko Filipçe, në rrjetin social X njoftoi se LSDM sot do të paraqesë kallëzime penale për rastin e Alta Bankës, për hyrjen e larëses së parave të Vučićit, për presionin, për llogaritë dhe transferet, për paratë e qytetarëve dhe të ndërmarrjeve publike. Filipçe theksoi se LSDM nuk do të lejojë që qeveria e Mickoskit ta mbulojë skandalin dhe të ikë nga përgjegjësia.

“LSDM paraqet kallëzime penale për Alta Bankën. Grupi i organizuar kriminal i Hristijan Mickoskit dëshiron ta mbulojë skandalin me Alta Bankën dhe të ikë nga përgjegjësia. Të fshehë llogaritë, transaksionet, origjinën e kapitalit, lidhjet me klanin kriminal të Vuçiqit. Që të mos dihet kush ka nënshkruar dhe për interesat e kujt.

Mickoski dhe Slaveski paraqitën kallëzime kundër opozitës sepse janë në panik.

Tani është radha e LSDM-së, e së vërtetës dhe e drejtësisë. LSDM paraqet kallëzime penale për hyrjen e larëses së parave të Vuçiqit, për presionin, për llogaritë dhe transferet, për paratë e qytetarëve dhe të ndërmarrjeve publike. Mickoski, ti po kopjon Vuçiqin. Vuçiq ra. Hetimet po hapen. E njëjta gjë të pret edhe ty. E vërteta po del. Banda do të përgjigjet”, theksoi Filipçe.

Advertisement Advertisement

Comments are closed

Related Posts